Francezët: “Shqipëria, rivalja e re e Kroacisë”

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook, një artikull të një gazete franceze ku flitet për Shqipërinë.

“Journal de Dimanche” shkruan një artikull ku klasifikon 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria, të cilën gazeta në fjalë e cilëson si “Rivalen e re të Kroacisë”.

“Me këtë artikull të francezes Journal de Dimanche, që e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?