Francezi ‘ia punon rrengun’ shqiptarit, i shet 1 kg kripë për 200 euro

Një francez mashtroi një shtetas shqiptar duke i shitur  1 kg kripë për plot 200 euro. Në fakt, pazari ishte për një telefon celular dhe jo për kripën.

Ngjarja ka ndodhur dje në Pistoia të Italisë, ku shqiptari, 40 vjeç, ishte në makinë bashkë me djalin 8 vjeçar dhe një burrë tjetër 50 vjeç.

Ai ka ndaluar duke pyetur një shtetas se ku mund të gjente një dyqan celularësh, por shtetasi francez i ka ofruar zgjidhje aty për aty, duke i thënë se kishte dy telefona të rinj një Samsung Galaxy S6 dhe një tjetër Iphone 7,  që kushtonin 600 dhe 700 euro. Francezi i ka thënë shqiptarit: “Më jep 250 euro dhe janë të tutë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari ka tentuar të ulë çmimin, duke i dhënë 200 euro dhe marrëveshja u mbyll. Në moment, shtetasi nga Franca ka ndryshuar me shpejtësi pakot e telefonit duke e ndërruar me një pako të njëjtë, por që brenda kishte kripë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi është ndarë, shqiptari ka vijuar udhëtimin në Rrugën “Gramshi” kur më pas ka hapur paketën e telefonit dhe ç’të shihte; brenda kishte 1 kg kripë. Pas kësaj, shqiptari ka bërë denoncim në polici, ndërsa francezi u zhduk. Ora News.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?