“Francezi” Ralf Gjoni, në Kuvend edhe për “jelekverdhët”?

Deputeti Ralf Gjoni u spërkat paraditen e sotme me bojë të kuqe nga një protestues para se të bënte betimin në Kuvend.
Pas incidentit Gjoni rrëfeu për mediat se si ndodhi spërkatja e tij me bojë, që e frikësoi aq shumë sa siç shihet në video e detyroi të palosej në tokë.
Por ajo që bëri më shumë përshtypje nga deklarata e tij , veç fjalorit aspak të hijshëm që “nuk kam ardhur këtu (Kuvend) për të marrë një rrogë të qelbur shteti”, ishte dhe deklarata se: “jam edhe shtetas i huaj, edhe shtetas shqiptar”.
Siç dihet Gjoni është shtetas francez. Ndoshta veç interesave të Gaz Demit dhe Olsi Ramës, si shtetas shqiptar, ai ka ndërmend që si shtetas francez të përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë edhe interesat e “jelekëverdhëve” në Francë.
Vetëm se duhet të ketë parasysh se ndryshe nga protestuesit në Tiranë që të spërkasin me bojë, në Paris nga “jelekverdhët” kërcet huri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?