“Frankfurter Allgemeine”: Shqipëria është si jugu i Francës, pse ikin prej saj?

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë të titulluar “Vendi pa të ardhme”, tek i cili ngre pyetjen “Pse ikin shqiptarët”.

“Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri, shqiptarët lëvizin nëpër qytete me mercedez, tek-tuk ndonjë e shtënë armësh ose rrugë me gropa, madje Shqipëria ngjan me jugun e Francës, ndërsa deti në Durrës me San-Tropez”, nis përshkrimi në median prestigjioze për Shqipërinë.

Por gjatë kontakteve me njerëz të ndryshëm, gazetari gjerman mëson shkaqet e vërteta, papunësinë dhe zemërimin me politikanët. Pjesë e reportazhit bëhet dhe komuniteti rom në zonën e Shkozës, i detyruar të mbijetojë duke shitur shishe plastike, ndërsa jetesa e tyre është përtej çdo standardi pa ujë, pa kanalizime dhe pa energji elektrike.

 

SHKARKO APP