Fred Abrahams: Rama s’ka lidhje me disidentin që hyri në politikë, thëllësisht shqetësues afrimi me Erdoganin

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Shoë me gazetarin Adi Krasta, Fred Abrahams nje njohës shumë i mirë i Shqipërisë por edhe i personazhit politik të Edi Ramës, shprehu zhgënjimin e tij të thellë se si ky politikan artist që dikur luftonte për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës sot është bërë një autocrat që sundon Shqipërinë me dhunën e gjithçkaje, deri duke blerë këdo.

Abrahams u ndal fillimisht të vizita e Ramës në Turqi dhe marrëdhënia e tij me Erdoganin, një nga shtypësit më skrupuloz të të drejtave të njeriut në vendin e tij.

“Adi të falenderoj për shansin që më dhe për të reflektuar për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë pashë Ramën që vizitoi Stambollin dhe u prit atje me ceremoni dhe nuk ka qenë hera e parë e tij dhe marrëdhënieve të afërta me Erdoganin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe unë jam befasuar. Le të mos harrojmë që ky personazh, flas për Ramën, hyri në politikë si një disident, si një aktivist i të drejtave të njeriut në fillim të viteve ‘90 bashkë me shokun e tij Ardian Klosi.

Madje dhe u dhunua brutalisht nga qeveria e parë e Berishës, dhe ishte një person që njihet si një shpirt i lirë dhe që kishte një prespektivë.

Por ta shikojë këtë person të përqafonte një personazh si Erdogani i cili është një abuzues famëkeq të të drejtave dhe lirive të njeriut, është shumë e vëshirë të bësh lidhje me Edi Ramën, artsitin, disidentin e dikurshëm.

Madje ka një lloj konsistence, për mua që është shqetësuese, që është një shuplakë për mbrojtësit e  lirisë në Turqi.

Por kush përfiton nga kjo marrëdhënie, Turqia apo Shqipëria, apo individët të cilët po e drejtojnë këtë marrëdhënie.

Kjo është pyetja e vërtetë. Por ka edhe shumë pyetje të tjera, që lidhen me investimet në Shqipëri nag ana e Erdogan që duhet të hetohen”, u shpreh Fred Abrahams.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?