Fredi Beleri: Jam i qartë, mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës ka mbaruar

Fredi Beleri: Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotëm. Dikush do që të nxjerrë gështenjën nga zjarri. KQZ është i vetmi institucion që deri më tani ka arritur të ruajë nderin e këtij shteti dhe ka qenë brenda kuadrit ligjor. Të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë.

Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë e të isha betuar. Vullnet politik ishte sot, drejtoria e Burgjeve që është në varësi të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrisë më dha leje.

Këtë leje mund ta merrja për të bërë betimin, ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë Himarës duhet të lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem dhe më pas të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës ka mbaruar.

SHKARKO APP