Fredi Beleri pas daljes nga burgu: Do ta çoj çështjen në Strasburg, nëse fitoj do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Fredi Beleri ka lënë qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Fierit.

Para mediave Beleri është shprehur se do të luftojë për çështjen në Strasburg, dhe nëse fiton do të kandidojë sërish.

“Në Himarë dhe në Shqipëri nuk ka zgjedhje, pasi pushteti ka vendosur që të mos bëhen zgjedhje”, është shprehur Beleri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në 14 maj unë isha fitues dhe zgjedhjet e 4 gushtit janë të paligjshme nga të gjitha aspektet, i paligjshëm është shkarkimi im, i paligjshëm dhe ai vendim i presidentit dhe kryeministrit që implikoi gjithë qeverinë dhe mafien për të gatuar një palë zgjedhje në një fshat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liria e çdo njeriu është e shenjtë dhe do e luftoj këtë liri në ambientet jashtë burgut, si eurodeputet që jam zgjedhur nga demokracia e re dhe nga qytetarët grekë dhe me mundësinë që kam do të ngre zërin”, tha ai.

“Edhe sot vendimi ishte politik për daljen time.

Ju kam thënë shpeshherë , që për mua kjo çështje do te mbyllet në Strasburg dhe do të kërkoj të drejtën atje. Zgjedhjet e 4 gushtit nuk duhet të ishin bërë se ishin të paligjshme dhe qytetarëve iu mohua e drejta për të votuar”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?