Freedom House: Shqipëria dhe Kosova, vende pjesërisht të lira

Shqipëria është një vende pjesërisht i lirë. Po ashtu edhe Kosova. Raporti vjetor i organizatës “Freedom House” dy shtetet e të njëjtit komb në Ballkan. Vlerësimi për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, ndërsa Kosova ka shënuar përparim, duke u përfshirë për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale. Shqipëria vlerësohet me 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive. “Freedom House” ia atribuon mos-ndryshimin e vlerësimit kombinimit të problemeve të rrënjosura institucionale dhe reformave që janë ende në fazat e para. Në këtë raport cilësohet se vendi ynë vazhdoi të vuante pasojat e mosmarrëveshjeve politike, përfshirë bojkotimin e parlamentit nga opozita, mosndëshkimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe një trashëgimi emërimesh politike në postet e gjyqtarëve. Kosova konsiderohet si një nga vendet me përparim më të madh për zhvillimet e vitit të kaluar. Megjithë përmirësimin e kohëve të fundit, në raport thuhet se kushtet e serbëve, retorika islamofobike ishin shqetësime për vitin 2014. Mes incidenteve shqetësuese përmenden arrestimi i imamëve të Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës dhe dëmet e varrezave ortodokse serbe.   Gjithsesi, në këtë raport, pjesërisht të lirë, do të thotë se për demokracinë e vendit duhet ende shumë kohë dhe punë për të bërë, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?