Frëngjishtja të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri

Franca kërkon që gjuha frënge të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri. Këtë e ka shprehur deputetja franceze, Liliana Tanguy, gjatë një deklaratë për gazetarët, pas takimit që pati me Taulant Ballën.

”Qëllimi i vizitës tonë është të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë mes Francës dhe Shqipërisë në fushën e turizmit dhe transportit. Kompanitë tona franceze janë të specializuara në këto fusha. Prandaj Franca do t’i zhvillojë këto sektorë në Shqipëri përmes agjencisë zhvillimit që kemi në Francë. Duhen intensifikuar marrëdhëniet edhe në planin universitar. Ne duam që Shqipëria ta praktikojë gjuhën frënge. Ne vizituam Aleancën Franceze dhe u impresionova nga cilësia e mësimdhënies atje. Do të donim që frëngjishtja të ishte gjuhë e parë e mësuar në Shqipëri”,-tha deputetja franceze, Liliana Tanguy.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?