FRESH proteston para zyrave të Bashës, nuk po mban premtimet, reagon Bashkia Tiranë

 para Bashkisë së Tiranës duke akuzuar kreun e saj Lulzim Basha, për mos mbajtjen e premtimeve elektorale. Sipas të rinjve socialistë, 3 vjet më parë, Basha premtoi më shumë hapësira publike, më tepër gjelbërim për kryeqytetin si dhe dhe vende argetuese për qytetarët. Prostesta e rinjve të FRESSH u mbyll me pyetjen drejtuar kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha: ku janë 10 kinematë, 11 bibliotekat dhe terrenet sportive, që Tirana duhej të kishte brenda vitit të parë të mandatit?

Reagimi i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës reagoi përmes një njoftimi për shtyp, ku i rikujtoi Kryeministrit dhe ish- kryebashkiakut Rama, se nuk mund të mbulojë dështimin e tij me sulme politike ndaj Bashkisë.  – “Ish-kryebashkiaku Rama iu rikthye të vetmes dajre të vjetër që di t’i bjerë, të akuzojë gjithkënd për paaftësinë e tij.  Njeriu që për 11 vjet betonizoi Tiranën nxorri sot nëpunësit e administratës për të kërkuar fusha. Nëse zoti  Rama nuk do të  betonizonte mbi  65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak do të kishte hapësira të shumta për pushim dhe argëtim për qytetarët e Tiranës. Nëse zoti  Rama nuk do t’i bllokonte paligjshmërisht për 7 muaj buxhetin Bashkisë, derisa u zhbllokua me vendim gjykate, dhjetra blloqe banimi do rehabilitoheshin duke u kthyer qytetarëve ambjente çlodhëse dhe argëtimi në lagjet e tyre. Nëse zoti Rama nuk do të bllokonte paligjshmërisht projektin e Bulevardit të ri, Tirana do kishte 7 parqe dhe mbi 300 mijë metra katrorë gjelbërim për kryeqytetasit dhe gjithë vizitorët e saj. Nga bllokimi i terminalit dhe i tramit u ka hequr mundësinë qytetarëve të Tiranës të kenë trafik të lehtësuar dhe 9 ton dioksid karboni më pak çdo ditë”, – thuhej në njoftimin e Bashkisë së Tiranës, pas protestës së të rinjve socialistë. Kryeministri  Rama, sipas opozitës,  ka dëshmuar jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë se  di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët duke rritur taskat,  çmimet dhe papunësinë.

SHKARKO APP