Friedrich Merz, kandidati për Kancelar i Gjermanisë: Eshtë e qartë që amerikanët janë indiferentë ndaj fatit të Evropës

Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, është pesimist lidhur me atë që aleanca e NATO-s të vazhdojë në formën e saj aktuale, shkruan “Europa e Lirë”.

“Pas deklaratave të Donald Trumpit javën e kaluar, është e qartë që amerikanët janë indiferentë ndaj fatit të Evropës”, tha ai gjatë deklarimeve televizive pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare të dielën. Ai shtoi se, “jam shumë kureshtar të shoh se si ne do të shkojmë drejt samitit të NATO-s në fund të qershorit – nëse ne ende do të flasim për NATO-n në formën e saj aktuale, ose nëse duhet të krijojmë një kapacitet të pavarur evropian të mbrojtjes shumë më shpejt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?