Friedrich Merz, njeriu anti-Merkel nis sfidën për të marrë drejtimin e CDU
Rivali i vjetër i Angela Merkel, Friedrich Merz u shfaq të mërkurën në Berlin për t’u thënë të gjithëve se ai është i denjë për të qenë kreu i Bashkimit Kristian Demokrat-CDU.
“Unë quhem Friedrich Merz, me një E”, tha Merz në një dhomë të mbushur me gazetarë politike, të cilit mund ta kenë harruar emrin e tij, pasi nuk e kanë dëgjuar prej një dekade.
Merz, tha para të pranishmëve se çfarë mendonte se partia e tij kishte bërë gabim në kohën kur u largua dhe se çfarë do të përmirësonte.
“CDU duhet të jetë e qartë në misionin e saj”, tha ai. “Ne duhet ta qartësojmë se kjo është partia më e madhe e qendrës. Në të vërtetë, pavarësisht reputacionit të Merz si kritiku i djathtë i Merkel, centrizmi mbetet mesazhi kryesor i tij.
Ai gjithashtu u përpoq të minimizonte rivalitetin e tij me Merkelin në fillim të viteve 2000.
“Angela Merkel meriton respekt të madh për 18 vitet e saj në krye të partisë”, tha ai. “Nuk është për t’u habitur dhe nuk është sekret fakti se unë nuk jam dakord me të gjitha vendimet e saj, por sigurisht që meriton respekt. Më tej Merz tha: “Angela Merkel dhe unë nuk kemi nevojë të pajtohemi”.
Gjithsesi, Merz nuk mund të rrinte pa disa kritika për stilin drejtues të Merkelit, sidomos në vitet e fundit, gjatë të cilave partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli në skenën politike. “Nuk mund të pranojmë që votuesit të bashkohen me lëvizjet populiste për shkak të frustrimit dhe zhgënjimit nga partitë e njohura’, tha ai. “Qortimi i votuesve nuk bën punë. Ajo ç’ka duhet është një profil politik i qartë dhe zgjidhje politike”.
“Nuk mund ta pranojmë që votuesit të bashkohen me lëvizjet populiste për shkak të zhgënjimit nga partitë e themeluara,” tha ai. “Bashkimi i votuesve nuk do na ndihmojë. Ajo që do të ndihmojë është një profil i qartë politik dhe zgjidhje politike”.
Por në 20 minuta fjalim, ai nuk mundi të shpjegonte saktësisht se çfarë mund të jenë këto zgjidhje, ose të shprehte përshembull se do të ndjekë politika më të ashpra të emigracionit sesa qeveria e Merkel. Në vend të kësaj ai foli për migracionin si një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi, së bashku me globalizmin dhe ndryshimet klimatikë.
Ndërkohë drejtpërdrejtë ai kritikoi qeverinë Merkel se nuk i ishte përgjigjur në mënyrë adekuate propozimeve të presidentit Macron për ristrukturimin e BE. Në fakt, ai parashikoi se “mbajtja e eurozonës së bashku” do të ishte sfida më e madhe e afërt.
Kthimi në politikë
Nga tre kandidatët kryesorë që kërkojnë të zënë vendin e Merkel si udhëheqës të CDU, kandidatura e papritur e Merzit ka sjellë thashetheme të papërmbajtshme: “Rikthimi hakmarrës i një njëriu me ankesa personale me kancelaren”.
Në vitin 2002, ai pati një humbje fatale të pushtetit me Merkelin, pasi lideri i atëhershëm, i vendosur për të konsoliduar fuqinë e saj pas humbjes elektorale të Kristian Demokratëve, me influencën e Merz mori postin si udhëheqës i grupit parlamentar CDU.
Ai duket se këtë ngjarje e përjetoi keq, pasi ende nuk është e qartë se përse një njeri i cili ka dalë nga politika që në vitin 2009, kur hoqi dorë nga mandati i tij i Bundestagut, vendosi papritur të kthehet duke njoftuar kandidaturën e tij në më pak se një orë pasi rivali i tij i vjetër ishte tërhequr nga gara.
Ndërkohë, Merz ka ndërtuar një karrierë të suksesshme financiare. Aktualisht ai është kryetar i bordit mbikqyrës në degën gjermane të BlackRock, korporata më e madhe e menaxhimit të investimeve në botë, e cila menaxhon i cili menaxhon asetet që arrijnë mbi 6.3 trilionë dollarë (5.5 trilionë euro) në nivel global.
Të mërkurën, Merz u përpoq të hidhte poshtë kritikat se kjo mund ta lidhte me ndonje konflikt të mundshëm interesi.
“Dua të theksoj që e mbikëqyrë këtë kompani, por nuk jam drejtues i saj”, tha ai. “Dhe të kthehesh në politikë, e shoh shpesh në Amerikë, por shumë rrallë në Gjermani”. Ai gjithashtu hodhi poshtë sugjerimet se përfaqëson elementin neoliberal të CDU, duke e përshkruar veten si “ekonomikisht liberal me vlera konservatore”.
Mos e quaj atë një rikthim
Ta përshkruash rikthimin e Merzit si akt të një njiriu të plagosur, i cili kërkon të kënaqet nga një hidhërim, nuk ke thënë shumëçka. Përkundër kalimit të tij të dukshëm në biznes, ai kurrë nuk e braktisi plotësisht politikën, e duke qenë një lobist, ai mbajti gjallë të gjitha kontaktet e tij me CDU.
Së fundmi ai u shpërblye edhe me punë publike. Kryeministri i Nordrhein-Ëestfalen, Armin Laskhet, i cili shpesh është përmendur si pasardhësi i Merkelit, e emëroi Merz komisioner shtetëror për Brexit dhe marrëdhëniet transatlantike. Dhe për disa vite ai ka qenë gjithashtu kryetar i Atlantikut-Brücke (Ura e Atlantikut), një shoqatë private që promovon lidhjet midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Sidoqoftë, kandidatura e Merz në krye të CDU është një risk i madh për punën e tij të përditshme.
Der Spiegel shkruante të mërkurën se kandidatura e tij kishte shkaktuar surprizë në BlackRock dhe një burim i brendshëm i tha revistës se nuk do të ishte i dëshiruar të kthehej në rast dështimi të përpjekjeve për t’u bërë kryetar i CDU.
Përktheu: Jonida Halili nga Deutsche Welle / Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

