Frika e një Lufte të Ftohtë, trupat e NATO-s mbrojnë Europën nga kërcënimet e Putinit
Perëndimi mbetet në prag të luftës me Rusinë dhe vendi është mes frikës në rritje të një pushtimi të Europës Lindore nga trupat e Vladimir Putinit. NATO i ka vendosur trupat e saj në kufi të BE-në. Ky veprim i jashtëzakonshëm vjen në të njëjtën kohë kur sekretari i përgjithshëm i aleancës ka paralajmëruar se ushtria do të “vazhdojë të dërgojë një sinjal” për Rusinë.
Jens Stoltenberg i NATO-s tha: “Shqetësimi ynë i madh është i lidhur me faktin se Rusia është e gatshme të përdorë forcën kundër fqinjëve të saj, Ukrainën, Krimenën por edhe Gjeorgjinë”.
Më tej Stoltenberg, deklaroi gjithashtu se:”Ata gjithashtu kanë trupa në Moldavi kundër vullnetit të qeverisë moldave. Ne e shohim më agresiv dhe më të fortë Rusinë, e gatshme të përdorë forcën. Ne jemi për të kombinuar idenë e forcës, parandalimit, mbrojtjes dhe dialogut. Ne nuk duam të rrisim praninë tonë, por do të vazhdojmë për të dërguar një sinjal që trupat tona mund të përforcojnë nëse është e nevojshme”,- shtoi ai.
Ai pohoi se: “Për mua, nuk ka asnjë kontradiktë mes mbrojtjes së fortë dhe të një dialogu politik. Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë të shmanget një Luftë të Ftohtë. Ne nuk duam një garë të re armatimesh”.
Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk paralajmëroi se tensionet janë bërë të rrezikshme për Poloninë, Sllovakinë dhe në Ballkan. Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Moskës janë përkeqësuar që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë së bashku me tensionet në rritje në lidhje me luftën kundër Shtetit të barbar Islamik në Siri.
Tusk paralajmëroi për një “kapitullimit të qartë”, kur ai u pyet mbi lehtësimin e sanksioneve ekzistuese apo vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës për mbështetjen e saj ushtarake të presidentit sirian Bashar al-Asad. Ai tha se gjendja me Rusinë ishte rritur edhe më keq kur BE-ja zgjeroi sanksionet e saja në qershor për shkak të përfshirjes së Putinit në bombardimin ndaj Aleppo.
Donald Tusk, tha se: “Është e qartë, sot e vetmja mënyrë mbrojtje është për të zgjatur sanksionet kundër Rusisë. Përndryshe ajo do të jetë një kapitullim i qartë”.
Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe pretenduar mbështetje për nacionalistët e krahut të djathtë në Europë.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

