Frika ndaj pasojave pas Brexit ul ndjeshëm paundin
Paundi britanik ra sot ndjeshëm ndaj euros dhe dollarit, i penalizuar nga dëshira e kryeministrit, Boris Johnson, për të ndaluar çdo zgjatje të periudhës së tranzicionit të Brexit përtej vitit 2020.
Paundi u zhvlerësua me 1,32 % në krahasim me dollarin dhe me 1,35 % ndaj monedhës europiane.
Të premten e kaluar, paundi britanik pati rritje në nivele të papara, që prej majit 2018 kundrejt dollarit amerikan dhe prej qershorit 2016 kundrejt euros, deri pas referendumit për Brexit, në vazhdën e rezultateve zgjedhore.
Marrëveshja e daljes së Britanisë së Madhe nga BE parashikon një periudhë tranzicioni deri në vitin 2020, me mundësi zgjatjeje deri në dy vjet, me qëllim shmangien e një shkëputjeje brutale e kaotike për ekonominë, në rast se dy palët nuk arrijnë ta mbyllin, brenda këtij harku kohor, këtë marrëveshje të ndërlikuar, e cila do të rregullojë marrëdhëniet e tyre tregtare afatgjata.