Frika nga vaksinat e “AstraZeneca”-s, mjeku: Britania ka vaksinuar rreth 10 milionë njerëz
Gjatë javës që po lemë pas Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmuan zyrtarisht praninë e variantit britanik të Covid-19 në vendin tonë.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuari i gazetarit Xhoi Malësia në “Intervista e Mbrëmjes” në RTV Ora ishte mjeku Ilir Alimehmeti.
Ilir Alimehmeti: Testet tona nuk dallojnë dot cili variant është. Kjo dallohet vetëm përmes sekuencimit gjenetik. Dhe Anglia, që e zbuloi e para, bën mbi gjysmën e sekuencimeve gjenetike të botës. Pra, ajo pritet ti zbulojë dhe të na japë këmbanën e alarmit në rast nevoje. Ne nuk e bëjmë. Ne nuk e bëjmë sekuencimin gjenetik dhe i çojmë jashtë. Por kjo jashtë na thotë vetëm që është. Nuk na thotë sa përqind e rasteve janë të tilla dhe si ka ecur trajektorja. A po ja ze vendin ky variant, variantit që kishim përpara?
Çfarë ndodh me vaksinimin dhe pezullimin në disa vende të asaj të prodhuar nga “AstraZeneca”?
Ilir Alimehmeti: Kontrolli patjetër duhet të jetë. Në çfarëdo lloj situate. Edhe sikur të mos ndodhte asgjë. AstraZeneca, në studimin e fazës së tretë, me të cilën mori edhe miratimin, nuk ka studiuar të vjetrin. Kjo është arsyeja pse disa shtete që në origjinë thanë “ok, të vjetrit po i mbajmë”. Kujtoj Gjermaninë, Italinë, Spanjën, vunë blloqe të këtij tipi. Por në krahun tjetër kemi edhe studime të fazës së katërt klinike. Cila është? Është ekspertimenti britanik. Britania deri sot ka vaksinuar 9,7, thuajse 10 milionë vetë me vaksinën e “AstraZeneca”. Pra, ne mund të shohim tani informacion nga një shtet që ka vaksinuar 10 milionë vetë. Karshi një studimi me 10-12 mijë veta, është…