Frika nga zjarret, asnjë zjarrfikës shqiptar nuk merr pushime
Tragjedia në Athinë, aty nga zjarret humbën jetën deri më tani 100 njerëz, ka bërë që reparti zjarrëfikës në Shqipëri të jetë në gatishmëri të plotë. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri në vendin tonë, ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e tyre. Këtë fakt e pohon shefi i zjarrfikësve në kryeqytet Shkëlqim Goxhaj, i cili shtoi se nga 1 Gushti deri më 15 Shtator të gjithë do të kalojnë në gatishmëri të plotë.
”Duke filluar nga data 1 gusht ne do të kalojmë në gatishmëri të plotë, gjë që do të thotë se do i ndalojmë edhe lejet për efektivët e shërbimeve zjarrfikës në mënyrë që i tërë efektivi të jetë në brendësi të territorit të Tiranës. Nëse do të kërkohet për raste emergjente ndërhyrja e punonjësve që nuk janë në shërbim atëherë ata do të vendosen menjëherë në dispozicion të shërbimit. Pra periudha nga 1 Gushti deri më 15 Shtator kalojmë në gatishmëri të plotë”, tha Goxhaj.
Në rolin e drejtuesit Goxhaj thekson se situata e zjarreve ka qenë shumë shqetësuese, pasi një pjesë e mirë e tyre u shkaktuan nga dora e njeriut. Shqipëria nuk ka të njëjtin rrezik si Greqia përsa i përket situates së zjarrjeve, pasi ka ndryshime si në kushtet klimaterike ashtu edhe në reliev.
”Ngjarja që ka ndodhur në Greqi mendoj që shtysë kryesore që zjarri ka pasur një shpejtësi të jashtëzakonshme kanë qenë edhe rrymat detare, prandaj dhe aty punonjësit dhe qytetarët janë gjendur në befasi mund të them në këtë zjarr. Sepse periudha dhe koha që po kalojmë në territorin e Ballkanit nuk është se është e ngarkuar me zjarre në këto momente. Kështu që aty ka qenë çdo gjë befasi, rrymat detare kanë ndikuar që ndodhi kjo tragjedi”, tha Goxhaj për ”Abc News”.
KOHA JONË SONDAZH

