Frikë nga Monika si kandidate e pavarur? Meta: Kam bërë vepra të mira për Tiranën
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët, i pyetur nëse ka frikë nga Monika Kryemadhi, e cila pritet të kandidojë si e pavarur në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare në 2025, ai u shpreh se nuk i druhet askujt.
“Frikë nga Monika Kryemadhi si një kandidate e pavarur? Ilir Meta do të udhëheqë Partinë e Lirës dhe listën e saj në kryeqytet dhe në Qarkun e Tiranës, sepse është qarku më i madh i vendit tonë dhe nuk i druhet kreut të narko-shtetit dhe instrumenteve mafiozë të tij dhe askujt tjetër, gjithmonë duke respektuar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Qarkut të Tiranës.
Krenar sepse kam bërë shumë vepra të mira për Tiranën. I kam kthyer parkun “Rinia”, ia kam kthyer unë si kryeministër. Bëra mirë që i prisha ato kioskat dhe i ktheva parkun kryeqytetit, sepse po të mos e kisha bërë atë gjë, ky do prishte kioskat dhe do bënte ato kullat 300-katëshe.
I kam marrë në mbrojtje zonën historike si kryeministër dhe ky pastaj kur i mori të gjitha pushtetet vetë, e shembi teatrin atje dhe shkatërroi zonën, vetëm për projekte korruptive dhe kam bërë shumë gjëra të thera në Tiranë”, u shpreh Meta.