Frikë nga spitali? Mjekja e familjes: Pacienti s’ka të drejtë të kundërshtojë shtrimin

Në qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë, 20 qytetarë aktiv po trajtohen nga mjekët e familjes, ku mesatarisht një i tillë ka 10-12 pacientë. Jonida Diko tregon për Report Tv se numri i të infektuarve është rritur gjatë muajit gusht dhe vazhdon të rritet.

”Numri i pacientëve që ankohen për simptoma aktualisht këtë muaj ka qenë në rritje dhe vazhdn të jetë në rritje. Pjesa më e madhe e pacientëve e kanë kaluar në formë të lehta duke folur me mjekun e familjes. Një pjesë e konsiderueshme kanë pasur nevojë për një trajtim më të veçantë. Iu është dhënë një terapi ndryshe duke marrë antibiotik inramuzkulart ose intravezoz, janë kryer në shtepitë e pacientëve ose dhe në QSH këto terapi duke mbajtur distancë dhe gjithë masat e sigurisë”, tha mjekja.

Nga ana tjetër, Diko thotë se për shkak të frikës qytetarët hezitojnë të shtrohen në spitalet Covid por një vendim i tillë nuk mbetet në dorë të tyre.

“Hezitim i momentit, por gjendja vlerësohet nga mjeku i familjes dhe një specialist më pas, më pas mjeku i familjes nese sheh që rëndohet gjendja telefonon 127, aty shkon 127 bën matjen e parametrave dhe vendos për një terapi që vazhdon në shtëpi, ose kur sheh që pacienti është me simptoma më të renduara është i detyruar ta marrë pacientin në spital”, tha Diko.

SHKARKO APP