Frikë se i bashkohen protestës, Rama nxjerr administratën në punë

Në protestat e shkuara të opozitës kanë marrë pjesë edhe punonjës të administratës publike. Kjo e ka shqetësuar së tepërmi kryeministrin Edi Rama i cili ka urdhëruar që punonjësit e disa drejtorive të dalin në punë edhe sot, pavarësisht se është e shtunë dhe ditë pushimi.

MAPO mëson se punonjësit e ALUIZNI-t dhe Hipotekës si në Tiranë ashtu edhe në rrethe janë urdhuar një ditë më parë që sot të jenë në punë. Gjithashtu edhe drejtoritë në varësi të Bashkisë së Tiranës sot e kanë ditë pune. Me sa duket kryeministri dhe maxhoranca i druhen rrjedhjeve nga radhët e administratës publike të cilët mund t’i bashkoheheshin protestës edhe ditën e sotme para Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?