Frikë se shpallet “non grata”? Meta i sfidon: Të ndodh tani që jam president

Prej kohësh po flitet për shpallje të tjera “non-grata” të politikanëve shqiptarë. Ilir Meta tha në “Opinion”, tha do të jetë i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohë ai është President, por thotë se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA.

“Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohë jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as në të bardhë, as në të zezë për të bërë foto me presidentë të SHBA.

Ilir Meta ka zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij.

Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme, jam i gatshëm të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër. Biletën e blej vetë dhe dal para kujt të duan ata”.

SHKARKO APP