“Frikërat dhe kostot”, ish-deputetët rrëfejnë sfidën me “COVID-19”

Covid-19 nuk njeh gjini, moshë, profesion apo status social.

Virusi përhapet kudo, ndonëse shfaq mutacione të ndryshme në çdo organizëm ku bëhet pjesë.

Ish-deputetët Endri Hasa dhe Nora Malaj e përjetuan në mënyra të ndryshme përballjen me Covid-in dhe po kaq ndryshëm trupi i tyre reagoi kur mbarti Sars Cov-2.

“Gjithçka filloi pasi në punën e bashkëshortes kishte raste. Për të hequr çdo dyshim edhe pse nuk kishte simptoma u zgjodh të shkonim në një spital privat. Përgjigjen e tamponit e morëm të nesërmen në mëngjes, u telefonua dhe i thanë që je pozitivë. Në të njëjtën kohë më telefonuam edhe mua dhe më njoftuan që isha pozitivë. Momenti i parë është disi moment konfuzioni. Kërkon të kujtohesh se kë ke takuar, i ke takuar prindërit apo jo”, u shpreh Endri Hasa.

“Frikerat dhe kostot”, ish-deputetet rrefejne sfiden me "COVID-19" | ABC News Albania

“Në një ditë të bukur duke mos menduar që ishte korona, por një grip. Por shoh që temperatura u rrit, filluan dhimbjet e kyçeve, djersë të ftohta. Na iku shija, iku era dhe të gjitha këto krijuan agravimin e situatës dhe u detyrova të bëja të gjithë ekzaminimin. Në atë moment mendonim që duhet të ikte dhe numëronin si ushtari ditët”, tregon Nora Malaj.

Edhe pse bashkë me bashkëshorten kanë kryer 5 teste për të vlerësuar nëse janë apo mbartës të virusit, Hasa tregon se për strukturat shëndetësore shtetërore rezultojnë si persona që s’kanë kaluar virusin.

“Është fatkeqësi që në asnjë moment nuk u arrit që rasti të zyrtarizohej në qindra rastet që dëgjonim çdo ditë”, u shpreh Hasa.

Pedagogia Nora Malaj, flet për frikërat që e pushtuan bashkë me simptomat.

“Duke qenë se vuaj nga diabeti është i pari që listohet në problematikën e  rasteve që mund të jetosh apo mund të mos jetosh”, shprehet Malaj.

Ndjekja e ekzaminimeve në rrugë private, për dy ish-deputetët është përkthyer edhe në një faturë financiare, të cilën të dy kanë bindjen se për të ardhurat mesatare të një familjeje shqiptare është e papërballueshme.

“Me ato pak medikamente dhe vitamina, por me ato analiza që janë bërë, ne duhet të kemi harxhuar diku tek 70 mijë lekë të reja”, tregon Hasa.

“Nga një përllogaritje që i kam bërë vetes se e kalova unë ia ngjita dhe bashkëshortit. Ai e kaloi pak më lehtë unë më rëndë, pra shpenzimi shkonte tek rreth 1500 euro për mua dhe rreth 600 euro për të. Sinqerisht kur të Covid-i të dridhen leqet e këmbëve jo vetëm për jetën, por edhe për gjendjen tënde ekonomike”, tregon Nora Malaj.

/abcnews.al/

SHKARKO APP