Frontex në Shqipëri, Hajdarmataj: Dorëzim i shtetit

Vendosja e 50 trupave të Frontex në Shqipëri ka ndarë në dy kahe politikën që e konsideron si sukses dhe ekspertët të cilët e quajnë si një dorëzim të shtetit në menaxhimin e kufirit. Për ish-drejtues të policisë dhe ekspertët e fushës, vendosja e Frontex në Shqipëri, është një dështim por pavarësisht kësaj policia shqiptare mund të përfitojë nga eksperienca e tyre dhe mjetet logjistike.

Prezenca Agjencisë së Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Shqipëri ka ndarë në dy qëndrime politikën që e konsideron si sukses dhe ekspertët e policisë, të cilët e quajnë si dështim të shtetit shqiptar. Për ish-drejtuesin e policisë, Arben Hajdarmataj, vendosja e Frontex në kufirin shqiptar duket më shumë si një dorëzim i shtetit, pasi nuk ka arritur të menaxhojnë si duhet vijën kufitare.

”Frontex nuk ka më besim te policia shqiptare. Deri tani ne kemi pasur vetëm shkëmbim të informacioneve, tani do ti kryejë vetë këto procedura”,-thotë ai për ”Ora News”. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Frontex ka nisur në vitin 2009. Fluksi i lartë i refugjatëve nga vendet e lindjes drejt hapësirës së BE-së përmes Shqipërisë u bënë shkak për vendosjen e trupave në pjesën jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Frontex është prezent në marrëdhëniet me Shqipërinë që nga viti 2009. Nuk i beson policisë shqiptare në menaxhimin e flukseve migratore që vinë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë”. Misioni i Frontex në Shqipëri filloi zyrtarisht të mërkurën, ku kufiri do të monitorohet nga 50 efektivë, të cilët kanë marrë dhe instruktazhet e operacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?