Fruthi, Tomini apel për vaksinimin
Instituti i Shëndetit Publik, u bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.
Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutit të Shëndetit Publik tha në një prononcim për mediet se nuk duhen neglizhuar simptomat e sëmundjes së fruthit, pasi sipas saj, mund të rezultojnë me pasoja fatale për shëndetin. Sipas saj, komplikacionet e kësaj sëmundje virale janë vdekjeprurëse.
”Aktualisht që flasim nuk kemi raste të rënda. Rasti që fatkeqësisht ndërroi jetë para dy ditësh, na ka prekur të gjithëve por sensibilizimi kryesisht qoftë i mjekëve për kapjen në kohë të rasteve të dyshuara por mbi të gjitha një tërheqje vëmendje për të gjithë prindërit, qofshin këta të rinj apo që kanë pasur historik të lindjeve të mëparshme të lindjeve të mëparshme të lindjeve të, duhet respektuar kalendari i vaksinimit”, tha Tomini.
Më tej, ajo bëri apel për vaksinim edhe për fasha moshore të viteve ’80 deri në ’99. ”Kemi që nga 2016 për fasha moshore të viteve ’80 deri në ’99 kemi theksuar për vaksinën, rifreskim i dozës së vaksinës kundër fruthit dhe shumë i rëndësishëm që edhe nëse nuk i kanë rifreskuar në këto momente apelojmë për vaksinimin”,-apeloi Tomini. Sipas ISHP, vaksinimi është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi për të parandaluar përhapjen e fruthit. /ATA/