Fshati i Çobejve në Vlorë po braktiset, vuajnë për ujë, rrugë e mjek

Mekat 2, i njohur edhe si fshati i Çobejve në Vlorë po braktiset nga banorët pasi atje vuajnë mungesën ujit të pijshëm, infrastrukturës dhe shërbimit mjekësor.  Në 3 dekada ata thonë se janë harruar nga të gjithë pushtetet që kanë votuar.

Vite më parë në fshatrat e Mekatit në Vlorë banonin rreth 700 familje.

Mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve ka bërë që gjysma të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kushtet kur uji nuk u shkon në shtëpi, shpëtim kanë gjetur tek çezma e fshatit ose puset e hapura në oborrin e shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshat mbizotërojnë të moshuarit, por qendra shëndetësore mungon.

Për çdo shqetësim thonë se duhet ti drejtohen Vlorës.

Rruga drejt qytetit është hall më vete.

Në të gjithë gjatësinë e saj është e degraduar.

Në verë pluhur e në dimër baltë.

Thonë se ndjehen të harruar në tre dekada demokraci.

Pushtetit vendor e atij qëndror i kërkojnë ndërhyrje dhe i kujtojnë votën. /Ora News

Ora News - Fshati i Çobejve në Vlorë po braktiset, vuajnë për ujë, rrugë e mjek

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?