Fshati që kërkon rrugë (VIDEO)

Banorët e fshatit Mustafe në qarkun e Dibrës duan rrugë të shtruar. Në raste urgjence të sëmurët e fshatit Mustafë e kanë të vështirë të mbërrijnë në spital. Banorët thonë se kanë trokitur në shumë dyer, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ajo çfarë kërkojnë është asfalt për rrugën dhe mbushjen e gropave që u shkatërrojnë makinat dhe u vënë jetën në rrezik çdo ditë. Gjatë dimrit rruga ngrin, ndërsa në verë shndërrohet në kanal vaditës për tokat rrotull saj. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Pa Koment - Fshati pa rrugë! - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?