Fshehu 3 refugjatë në shtëpi, arrestohet i riu

Një 34-vjeçar nga Devolli por me banim në Tiranë është arrestuar, pasi në banesën e tij janë gjetur tre shtetas të huaj, të cilët ai do t’i ndihmonte për t’i transportuar për në vendet e BE. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi E. B, 34 vjeç, banues në Tiranë.

“Në banesën e këtij shtetasi në fshatin Trestenik, Devoll, u gjetën tre shtetas të huaj të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet se do të ndihmoheshin nga E. B, për t’u transportuar drejt vendeve të BE”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?