“Fshehu armën e Ervis Martinajt”, lirohet nga burgu Redi Popesku
Ka përfunduar seanca në ngarkim të Redi Popeskut, pronarit të lokalit në ish-Bllok, ku pak javë ma parë ndodhi përplasja me armë.
Popesku që akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës, dhe për këtë akuzë Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”
Mbrëmjen e 4 tetorit, në ambientet e lokalit të tij pati një përplasje me armë zjarri, gjatë së cilës mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato.

AKUZA KUNDËR POPESKUT
Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë se 40- vjeçari Popesku akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Më konkretisht, mësohet se pronari i lokalit në zonën e ish-Bllokut ka refuzuar për 16 ditë me radhë, që nga momenti i ngjarjes, që të dorëzonte në Polici një pistoletë që mbante me leje. Proceduralisht, Policia, duke qenë se ishte në dijeni se ai dispononte armë me leje, i ka kërkuar Popeskut që t’i vinte ato në dispozicion të grupit hetimor. Megjithatë, ai ka dorëzuar vetëm një armë gjahu dhe jo pistoletën, ndonëse nga verifikimet dhe ekspertimet balistike nuk rezulton që të jetë qëlluar me këtë armë, sërish veprimi i 40-vjeçarit ka penguar punën e Policisë.

NJOFTIMI PËR ARRESTIMIN
“Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën shtetasit Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ shtetasin Redi Popesku, 40 vjeç, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia.
KOHA JONË SONDAZH

