Fshehu shkarkimin, sot masa e sigurisë për gjyqtarin e KPA Luan Daci

Sot do të zhvillohet seanca e komunikimit të masës së sigurisë për anëtarin e KPA, Luan Daci.

Seanca do të zhvillohet në orën 11:00  në GjKKO dhe gjyqtarja e masës është Daniela Shirka.

Dy ditë më parë, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga funksioni i Gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërkohë SPAK ka nisur hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet duke fshehur dokumentin e shkarkimit ne momentin e aplikimit ne KPA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kallëzimi për Luan Dacin u be nga ish anetari i KLP Besnik Cani edhe ky shkarkuar nga KPA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.

“Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?