Ftesa në Kongresin “e krizës”, Balla: Fatos Nano lider historik i PS-së
Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla foli për vendimet që mori Kryesia socialiste sot, por edhe ftesën për Fatos Nanon në punimet e kongresit në 23 mars.
“Kryesia e PS është institucion që mblidhet cdo javë dhe natyrshëm në prag të kongresit kemi miratuar axhendën e punës që i kushtohet zgjedhjeve të 30 qershorit. Është kongres elektoral. Qëllimi është konfirmimi i kandidaturave, kemi edhe një ekip të ri kandidatësh në bashki ku kemi menduar ti ndryshojmë, do të kemi një ekip fitues në bashkitë ku nuk kemi pasur mundësi t’u shërbejmë qytetarëve. Ftesa për Fatos Nanon? Zoti Nano është lider historik i PS-së, personalitet që i ka dhënë shumë politikës shqiptare. Unë do të shpresoja shumë, që të ishte pjesë e punimeve të kongresit”, tha ai.
Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashën se komandoi dhunën në protestën e 16 marsit kundër policisë dhe institucioneve.
“Nuk besoj që Shqipëria është në krizë politike. Lulzim Basha komandoi sulmet kundër policisë dhe institucioneve në 16 mars dhe ajo që ka ndodhur sot, tritoli shtyllës, është sulm terrorist që pas tij fshihet komandimi politik nga godina e SHQUP-it” tha ai.
Taulant Balla u shpreh se opozita dogji mandatet dhe u largua nga Kuvendi me qëllim bllokimin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, pasi ka frikë për ato që ka bërë.
“Garantoj me përgjegjësi të plotë se sot që flasim, asnjë politikan shqiptar nuk ka dot ndikim në procesin në vettingut apo vendimmarrjes së KLGJ-së apo KLP-së. Opozita është kapur pas dy flluskave të sapunit. Dosja 339 në 3500 orë dalin dy biseda… ky vend ka njohur se si SHBA në komunikimin e tyre zyrtar me Uashingtonin tregonin se si Basha kishte shkuar në një familje në Elbasan dhe i kishte premtuar se nëse do i jepnin votën, djali i tyre do të shkonte në shtëpi, burgu u hap, vota u mor dhe ai shkoi në shtëpi. PD nuk ka gjë me ne, por me drejtësinë e re. Por nuk ka burrë nëne në këtë vend ta pengojë. Kujtoni se u ka djegur barku për Shqipërinë” tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

