Fuga apel studentëve: Gjithçka do jetë një flluskë sapuni, nëse ngeleni tek këto kërkesa

Nëse kërkesat kanalizohen vetëm te kushtet në konvikte dhe përgjysmimi i tarifave, atëherë protesta do të ishte një flluskë sapuni.

Kështu deklaron akademiku Artan Fuga, i cili që prej hartimit të ligjit për Arsimin e Lartë dy vite më parë, ka paralajmëruar se një ditë situata mund të dilte jashtë kontrollit qeveritar. Fuga thotë se duhen kërkesa të vërteta që të zgjidhen çështjet, dhe nuk mund të kanalizohen kaq thjesht.

Akademiku shkruan se në rast se ulen tarifat do të përkeqësohej cilësia e mësimdhënies, dhe duhen gjetur mënyra të tjera financimi. Fuga shkruan po ashtu se bordet universitare janë jofunksionale, me apo pa studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të rregullohen kushtet në konvikte? Po sa perqind e studenteve gjejne nje vend ne konvikt, a e dini? Sa eshte qeraja e dhomes a e dini?

Swiss Digital Mobile Reklama

Te ulen pergjysme tarifat ? Kjo do t’i degradonte kushtet e studimeve dhe cilësinë e mësimdhënies si edhe gjendjen e pedagogeve. Me gjysem cmimi do te blenin domate te kalbura. Kjo mase nuk mjafton!

Te marrin pjese studente ne borde??? Por ato borde jane jofunksionale me ose pa studente i kane degraduar universitetet shqiptare. Duhen kërkesa te verteta qe zgjidhin ceshtjet!”, shkruan Fuga.

Ndërkohë që në një postim të mëhershëm Fuga shkruan:

Revoltat dhe protestat shumë të drejta studentore duhet të na japin shansin të mbledhim mendtë ne pedagogë, studentë, shoqëri civile, prindër, dikasteret, bota politike, akademi e shkencave e reformuar, intelektualë të vërtetë, jo demagogë rrugësh, që në mënyrë të përgjegjshme dhe të studjuar t’i propozojmë vetes, rinisë, kombin se çfarë do të bëjmë për të patur një arsim performant dhe të aksesueshëm universitar, çfarë do të bëjmë për të zhvilluar dijen kombëtare, cfarë do bëjmë për ta integruar dijen në shoqëri, për ta lidhur rininë me dijen, për të dhënë dije të vërtetë dhe jo përralla folklorike, sepse po futemi gradualisht dhe shpejt në hone errësire dhe po mbetemi kombi më budalla në Europë.

Poqese protesta e drejtë degjeneron në kërkesa për të futur edhe një student në bordet qesharake jofunksionale dhe që nuk kanë asnjë legjitimitet logjik dhe administrativ, borde që i kanë shkatërruar universitetet shqiptare, atëhere gjithçka do të ishte një flluckë sapuni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?