Fuga: Kur sheh makinat luksoze apo vilat e pafundme, mendja të shkon te trafiku i drogës

Profesori Artan Fuga thotë se një pjesë e luksit të shqiptarëve, është e lidhur me trafikun e drogës. Sipas tij, qindrat e makinave apo vilave luksoze, nuk mund të justifikohen ndryshe, po të kesh parasysh mundësitë ekonomie të shqiptarëve.

“Kur sheh qindrat e makinave luksoze në Shqipëri, kur sheh vilat e pafundme të ngritura jashtë çdo mundësie ekonomike, kur sheh çmimin e hoteleve dhe restoranteve luksoze, kur sheh sasinë e tregtisë për objekte luksi, çmimet e shumë produkteve, veshjet e mjaft individëve, duhet të jesh naiv që të mos pyesësh: nga vjen kjo sasi monetare në treg në një shoqëri që ka një bazë ekonomike shumë të dobët?

Duhet të jesh naiv që të mos supozosh se ka një sasi shumë të konsiderueshme parash që vijnë nga ekonomi informale me rendiment jashtëzakonisht të lartë, pra që nuk mund të mos kenë edhe identikitin e ekonomisë të drogës”, thotë Fuga.

SHKARKO APP