Fuga: Shqiptarët t’i thërrasin mendjes, duhet ta luftojmë virusin në këtë fazë

Placeholder Image

Akademiku Artan Fuga, flet për mënyrën sesi po përballohet situata e krijuar nga koronavirusi nga qytetarët. Ai tregoi se bota ka kaluar epidemi më të mëdha dhe gjithmonë lufta është fituar. Sipas Fugës në këto raste, si kolera në qytetet mesjetare si Napoli, Venecia, Firence etj, “lufta” është fituar duke u marrë masa të jashtëzakonshme.

“Njërëzimi është përballur me këto rreziqe shfarosëse duke marrë masa të jashtëzakonshme. Ky është heroizmi i njeriut. Heroizimi i sotëm është që të dominosh psikologjikisht veten. Të jetosh me vetveten dhe ta menaxhosh mirë veten”-tha në “Abc News”. Sipas Fugës nëse ne e injorojmë rrezikun atëherë po i japim vetes etikën e një vrasësi dhe mospasja e simptomave nuk duhet të jetë arsye për të lëvizur të lirë pa menduar për të tjerët.

Profesor theksoi gjithashtu se e mira është që epidemia të luftohet mirë në këtë fazë pasi nëse situata nuk merret seriozisht atëherë mund të dalë jashtë kontrollit. Sipas tij, nëse virusi përhapet shumë, sistemi ynë shëndetësor nuk do mund ta përballojë dot fluksin. Prandaj “çdo shqiptar duhet t’i thërrasë mendjes dhe të mendojë se më e mira është ta luftojmë këtë fazë”.

SHKARKO APP