Fuga: Universitetet private po kthehen prap në kioska dhe piramida financiare

Akademiku Artan Fuga tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH 1 se 70-80 përqind e studentëve të tij nuk janë në degën që kanë dëshiruar të studiojnë. Sipas profesor Fugës kjo është një ndër pasojat e ligjit të arsimit të lartë.
“Ministria e Arsimit të vijë të bëj një sondazh sociologjik për të parë sa nga studentët kanë ardhur atje me pëlqimin e tyre. Mua më rezulton se 70-80 përqind nuk kanë ardhur në degën që duan”, – tha Fuga.
Sa i përket alternativës së universiteteve private, Artan Fuga sheh një trajtim të pabarabartë. “Ne kemi Ministrinë e Arsimit, që qytetarët e barabartë i shpërndanë që të marrin një shërbim të njëjtë, me çmime të ndryshme. Kjo shkatërron barazinë qytetare politike”, – tha Fuga.
“Universitetet private po kthehen prap në kioska dhe piramida financiare”, – shtoi Fuga.
Ndërsa zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo tha se shpërndarja e studentëve sipas ligjit të miratuar dy vite më parë, bazohet në meritokraci.
“Ministria e Arsimit nuk I detyron studentët të shkojnë në universtietet private. Kapacitetet e universtiteteve publike në disa degë janë të atilla që nuk i përgjigjen kërkesës së studentëve, që dalin nga arsimi parauniversitar”, – tha Demo në RTSH.
Por zv. Ministri i Arsimit pranoi se shpërndarja e kuotave nëpër programet e studimit nuk përputhet me kërkesat e tregut.
“Kultura e kuotave nuk ka ndryshuar prej një dekade”, – tha Demo, ndërsa shtoi se ligji i arsimit parashikon edhe rregullimin e tyre.
Ligji i Arsimit të Lartë u miratua në vitin 2015. Ai parashikonte nxjerrjen e akteve nënligjore brenda një periudhe 9 mujore, por ato kanë nisur të miratohen në fund të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?