Fullani në Prokurori, refuzon të përgjigjet për vjedhjen e 713 mln lekëve

Ish-Guvernatori ndryshe nga çe kemi parë, në organin e akuzës ka mbërritur pa makinën e tij luksoze por edhe pa shoqërinë e policisë që e riktheu në shtëpi nga qelia muaj më parë.

Në vend të shoqëruesve që për vite me rradhë i hapnin derën, në Prokurori truprojën e vetme ka pasur vajzën, që edhe vetë është munduar të shmangë blicet dhe kamerat.

Para mikrofonave të shumtë, Fullani parakalon në heshtje duke mos u dhënë asnjë zë për sinkron gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet nga grupi hetimor thanë se edhe para prokurorëve Fullani ka refuzuar të bëjë deklarime, duke mos dhënë përgjigje për vjedhjen e Bankës për të cilën ai akuzohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala është për 713 milionë lekë të cilët u zhdukën nga institucioni i tij dhe që në shtator i kushtuan prangat dhe karrigen e Guvernatorit. Edhe në dalje, ish-kreu i Bankës Shqiptare ndoqi të njëjtën heshtje për të sfiduar gazetarët.

Avokati, Maks Haxhia, që e shoqëroi në gjithë procesin e paraqitjes në Prokurori nuk shoi më shumë kureshtjen e medias, duke e konsideruar këtë paraqitje vetëm si procedurë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?