”Fund presionit në administratë”, Meta: Nga Tropoja deri në Sarandë kandidatët janë të PL dhe opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në emisionin ”Open”, u shpreh i bindur se fitorja më 14 Maj do të jetë e opozitës. Meta tha se duhet të marrë fund presioni i qeverisë Rama në administratë.

”Kur e kishte vendosur t’i bënte zgjedhjet pa opozitën, kishte në dorë të zgjidhte figurat me intelektuale, por edhe në këtë rast 1/3 e kryetarëve që vuri, i kishte me probleme ose i ka nëpër burgje. 5 kryetarë ka ndryshuar bashkia e Vorës në 4 vite.

Shkodra tregoi që nuk del në shitje. Austro Hungaria ka vënë veton për Shkodrën. Pa Shkodër ka thënë nuk ka Shqipëri funksionale. Është në dorë të shkodranëve. Do ta shikoni, realiteti ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë. Shkodra i prin ndryshimit”,-tha Meta.

Sa bashki do të fitojë koalicioni juaj?

Meta: Nuk vendos dot kufij. Fitorja do të jetë e qartë dhe bindëse. Fitorja do të jetë mbresëlënëse për opozitën. Rënia e fuqisë blerëse është katastrofike. Edhe pensionistëve që janë sot në gjendje të mjeruar, apo administratës.

Sa nga kandidatë janë propozime të PL?

Meta: Nuk kemi asnjë ndarje në këto zgjedhjet. Nga Tropoja deri në Saranda, i konsideroj kandidatë të opozitës dhe Partisë së Lirisë. Kemi qenë të hapur për të mbështetur këtë proces.

SHKARKO APP