Fund tragjik, 16-vjeçari humb jetën në spital 5 ditë pas përplasjes fatale në Llaman
16 vjeçari i cili u aksidentua rëndë pasi motori i ujit të cilën po e drejtonte u përplas me një tjetër të miqve të tij, zemra e tij ndali rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Katër të miturit nga Tirana kishin marrë 2 Jet Ski me qira dhe gjatë lojërave në det janë përplasur. Nën hetim për shkelje të rregullave në punë është Renato Panajoti, që u dha të miturve mjetet me qira.
Prej 15 gushtit adoleshenti u shtrua tek Trauma por mjekët thanë se gjëndja e tij shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe vetëm një mrekulli mund ta rikthente në jetë.