Fundi i botës: Të krishterët parashikojnë se Apokalipsi po vjen

Besimtarë të krishterë rreth globit, kanë shprehur shqetësimet për fenomenet e fundit, për të cilat ata besojnë se një apokalips mund të ndodhë së shpejti.

Për mbrëmjen e 12 janarit ata thanë se do të shihnim një hënë të plotë, për herë të parë për këtë vitit. Hëna e njohur si “Wolf Moon”, e kombinuar me faktin se bie në prag të datës 13-të të vitit(ditë e keqe), ka bërë që disa të besojnë se fundi është afër.

Venusi ka qenë i ndritshëm çdo tetë vjet dhe ak qenë e premte e ka pasur datën 13-të. Për këtë, disa kanë frikë se apokalipsi po vjen.

Shumë prej tyre janë duke treguar se: “Do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje dhe mbi tokë, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe valëve të zhurmshme”.

Hëna e plotë dhe Venusi, thuhet se do të duket si një yll i jashtëzakonisht i ndritshëm, mund të interpretohet si ‘shenja në hënë dhe në yje”, dhe me inaugurimin e Donald Trump pak më shumë se një javë larg, rrit tensionin mes kombeve përreth globit. Këtë mund ta quajme edhe si një “ankth i kombeve”.

Një person ka shkruar në Facebook se: “Të lutem, ne duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë, sepse ne jemi praktikisht afër fundit të ditëve”.

Një tjetër shtoi: “Jezusi do të godas qiellin dhe do të marrë fëmijët shumë shpejt. Bota është duke kërkuar për një shpëtimtar”. Megjithatë, duke gjykuar nga parashikimet e shumta apokaliptike në muajt e fundit, ne mendojmë se do të jetë e sigurt këtë herë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP