Fundi i një qeverie vjen kur arreston popullin e saj!
Nga Përparim Spahiu-
Nga protesta e djeshme e opozitës u arrestuan 37 qytetarë të këtij vendi. Kjo tregon agoninë e një pushteti autokrat. 6 vite qeverisje, renditur si më të korruptuartit, asnjë hetim, jo më dënim, funksionarësh të lartë. Arrestoni popullin! U kapët me përgjime për blerje votash, dhe sërish nuk u arrestua asnjë zyrtar. Arrestoni protestuesit! Në 6 vjet qeverisje, keni kryer mbi 1 miliardë euro korrupsion, sipas raporteve të KLSH-së, dhe asnjë i hetuar apo arrestuar. Arrestoni qytetarët për një kupon tatimor! Fallsifikoni firma e dokumente, kapeni në flagrancë duke vjedhur 20 milion euro dhe përsëri asnjë i hetuar apo arrestuar. Helmoni gazetarë me gaz si askund tjetër në Europë. Një detyrë ka opozita, tju shtyjë fort në humnerën që vetë keni zgjedhur!
KOHA JONË SONDAZH

