Fundi i pushimeve, fluks largimesh nga vendi

Që nga e diela paradite në portin e Durrësit kanë mbërritur 9 tragete, ndërsa drejt porteve të Barit dhe Ankonës (Itali) janë nisur 11 tragete me udhëtarë dhe mallra.

Në 72 orët e fundit në hyrje dhe dalje të portit më të madh të vendit janë përpunuar 16.451 udhëtarë me 3741 autovetura gjithsej.

Burime zyrtare të Autoritetit Portual Durrës bëjnë me dije se nga 9 tragetet që kanë mbërritur në tre ditët e fundit, kanë zbritur në portin e Durrësit 7054 udhëtarë me 1674 autovetura gjithsej, ndërsa me 11 tragetet që kanë lundruar drejt porteve të Italisë kanë udhëtuar 9397 udhëtarë me 2067 autovetura.

Sipas të njejtave burime, numri i udhëtarëve në hyrje po bie ndjeshëm, ndërsa nga Durrësi ka nisur largimi gradual i udhëtarëve, kryesisht bashkëatdhetarë që kaluan pushimet e verës pranë familjeve të tyre. Në fundjavë pritet të fillojë nisja masive me tragete e mijra udhëtarëve vendas dhe të huaj. 

SHKARKO APP