
Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në provincën Forlì-Cesena të Italisë.
Viktima dyshohet se është shqiptari Denaldo Maxhallakui, i zhdukur prej disa javësh, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pranë pusit janë gjetur disa gëzhoja pistolete, ndërsa rreth tri javë më parë, makina e shqiptarit ishte gjetur e djegur plotësisht.
Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje. Autoritetet po punojnë për të konfirmuar identitetin e viktimës dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
