Fundjava nuk mjafton për Shkodrën, javën tjetër sërish përmbytje
Në një kohë që uji po tërhiqet me disa cm në ditë nga zona e Nënshkodrës, tri ditët në vijim nuk do të mjaftojnë në përmirësimin e situatës. E hëna sjell reshje mesatare dhe rrebeshe, kryesisht në veri të vendit, të cilat rrisin prurjet në lumenjtë e veriut.
Duke shtuar këtu edhe temperaturat e larta që vijonë gjatë gjithë periudhës me reshje, pritet shkrirje e një sasie të konsiderueshme e dëborës në zonat malore deri në një mijë metra;
Në zonat më të larta dëbora reziston edhe kësaj jave. Një faktor shtesë në këtë ngjarje atmosferike janë reshjet me intensitete të larta në Malin e Zi, ku një pjesë e mirë e tyre ushqen liqenin e Shkodrës, duke penguar në këtë mënyrë largimin e ujit nga zonat e përmbytura.