Fundjava sjell temperatura të larta deri në 39 gradë Celsius
Aktualitet E Premte, 5 Gusht 2022 21:07
Kjo fundjavë do të shënojë sërish temperatura të larta, ku në disa zona termometri pritet të kapercejë vlerën e 39 gradë Celsius.
Edhe pse me temperatura të larta në veri, e diela nuk do të kalojë pa rrebeshe te shkurtra shiu.
Java e dytë e Gushtit do të nisë me reshje shiu dhe ulje të temperaturave.
Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta të jenë sërish prezente në vendin tonë deri në fund të verës.
KOHA JONË SONDAZH

