Fundjavë aspak e këndshme për 23 shoferë që “fluturuan” në autostradën Tiranë-Durrës

Fundjava ka qenë e hidhur për 23 shoferë që qarkullonin me shpejtësi në autostradën Tiranë – Durrës. Si çdo fundjavë, Policia rrugore nuk kurset me masa ndëshkimore për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Kontrolli i Policisë filloi prej orës 21.00 të datës 31 janar 2020 e deri në orën 1.20 të mëngjesit të datës 1 shkurt, në të dyja kahet e lëvizjes Tiranë – Durrës – Tiranë, me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.

Si rezultat u evidentuan 8 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 140 km/h deri në 156 km/h si dhe 15 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi, por këtyre të fundit pa ua hequr lejen e drejtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore bëri sërish thirrje: “Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do të shkoni pa patentë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?