“Fundjavë ndryshe” dhe MSH i siguron strehë çiftit të moshuar e të braktisur
Pas bërjes publike në media të rastit të çiftit të të moshuarve L.M dhe F.M nga Korça, të cilët u nxorën jashtë shtëpisë nga fëmijët dhe mbetën në rrugë të pastrehë, nisma “Fundjavë Ndryshe” dhe Ministria e Shëndetësisë janë angazhuar dhe kjo e fundit ka sistemuar brenda ditës, me procedurë të përshpejtuar të moshuarit e braktisur në qendrën Polivalente në Poliçan.
Duke e konsideruar si emergjencë u bë i mundur sistemimi i çiftit të të moshuarve në Poliçan.
Ndërkohë po kryhen procedurat për plotësimin e dokumentacionit për vendosjen përfundimtare në institucionet publike rezidenciale të dy të moshuarve.
KOHA JONË SONDAZH

