Fundjavë në Shqipëri, radhë të gjata në Morinë

Edhe pse sezoni i verës tashmë është mbyllur dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm, sërish shumë qytetarë nga Kosova vendosin ta kalojnë fundjavën në qytetet shqiptare. Kjo është një nga arsyet që ka krijuar radhë të gjata automjetesh pasditen e së dielës në Morinë. Mësohet se policia kufitare e Kosovës është duke punuar me kapacitet të plotë në 8 sportele, por fluksi i mjeteve është lartë.

SHKARKO APP