Fundosen dy kate pallati në Durrës, një çift nën rrënoja i gjallë, thirrje për ndihmë (Video)
Një pallat 6-katësh në Durrës është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.
Bëhet fjalë për pallatin ku ndodhen edhe lokali i njohur “Barons”. Nga dëshmitë e personave të tjerë është mësuar se brenda tij ndodheshin disa njerëz.
Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.