Furgonët në ”sitën” e policisë
Policia e Qarkullimit Rrugor po kalon në ”sitë” të gjithë mjetet e transportit publik. Gjatë orëve të para të këtij aksioni, janë vendosur 47 masa administrative për shkelje të ndryshme, janë pezulluar 4 leje drejtimi pa patente përkatëse si dhe janë bllokuar 8 licenca të transportit publik. Shefi i qarkullimit Rrugor Valentin Floriri tha se është hartuar një plan masash për mjetet e transportit publik dhe të nxënësve. ”Të gjitha këto mjete janë objekt i kontrollit në Durrës, Shijak dhe Krujë”, tha Floriri.

