Furgoni del nga rruga, plagosen 8 persona në Peshkopi

Një aksident me pasojë plagosjen e 8 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.

Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, por fatmirësisht nuk ka asnjë person në gjendje të rëndë.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Bobajt”.

SHKARKO APP