Furgoni i Burgjeve përplas karrocën me kalë. Po dërgonte në gjykatë dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit
Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Bradashesh-Kusarth. Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë.
Po ashtu bëhet e ditur se furgoni, i cili transportonte dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, S. Sanxhaktari, në gjykatë ka përplasur kalin që tërhiqte karrocën.
NJOFTIMI
Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.
Nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.