Furgoni i policisë përplaset me një automjet në Vlorë, dy të plagosur (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skenë, ku një furgon policie dhe një automjet tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga ky aksident, ka mbetur i lënduar një polic dhe drejtuesi i automjetit, por pa pasoja për jetën.

Që të dy ata janë transportuar për në Spitalin e Vlorës nga ambulanca e ardhur shumë shpejt në vendngjarje. Ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?